Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi e Migjen Basha janë vetëm disa nga yjet shqiptare në futbollin botëror, e që shihen në një fotografi të një kampi të Kosovës më 2008.
KTV-ja ka siguruar një fotografi ku shihen yjet e futbollit në një kamp në kohën kur selektor ishte Edmond Rugova.
Pos tyre, në mesin e shumë futbollistëve shihet edhe Anel Rashkaj, i cili vazhdon të jetë pjesë e ekipit A të Kosovës në futboll.
Shaqiri e Mehmedi karrierën e vazhduan në përfaqësuesen e Zvicrës, ndërsa Basha ishte pjesë e Shqipërisë.