Sport

Zappacosta huazohet te Roma

Anësori i Chelseat, Davide Zappacosta, i është bashkuar Romës për gjashtë muaj në formë huazimi, me opsion për zgjatje të tij deri në qershor 2020.

Në të njëjtën kohë, Chelsea ka bërë të ditur se Zappacosta ka zgjatur kontratën me klubin deri më 2022.

“Jam i lumtur që kam arritur në Romë pas një përvoje jashtë që më ka ndihmuar shumë të formohem, si njeri dhe lojtar”, ka thënë ai për uebfaqen e Romës.

27-vjeçari me këtë ka shënuar kthimin në Serie A, pas largimit nga Torino drejt Londrës në gusht të 2017-s për 25 milionë euro.

Numri 2 i ri i Romës është paraqitur 52 herë për Chelsean dhe ka shënuar dy gola e ka asistuar katër herë.