Ribery pranë transferimit në Lindje të Mesme

Ribery pranë transferimit në Lindje të Mesme

02 August 2019 20:53

Ish-sulmuesi anësor i Bayern Muenchenit, Franck Ribery, pritet t'i bashkohet një skuadre në Katar apo Arabi Saudite, raportoi gazeta "Bild".

Ribery 36-vjeçar është larguar nga Bayerni në fund të stinorit, pasi i ka skaduar kontrata dhe ai është lojtar i lirë, transmeton Koha Ditore.

Ribery është kërkuar nga Eintracht Frankfurti, mirëpo ai do të vazhdojë karrierën në Lindje të Mesme.

Është bërë e ditur se ai u është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe së shpejti do të zyrtarizohet te skuadra e re.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme