Sport

Juventusi favorit për anglezin Rose

Kampioni i Serie A, Juventusi është favorit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Danny Rose që do të largohet gjatë kësaj vere nga Tottenhami.

Lajmi është bërë i ditur të dielën nga e përditshmja britanike "Daily Mirror".

Mësohet se Juventusi është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për Rosen, duke parakaluar ofertat e PSG-s, Schalkes dhe Newcastles.

Rose 29-vjeçar, pëlqehet nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri që e kishte kërkuar transferimin e tij edhe kuyr ishte në krye të Chelseat.

Rose do të largohet nga Tottenhami, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2021.

Ai në edicionin e fundit, ka asistuar pesë herë në 37 ndeshje në të gjitha garat. Rose ka edhe 27 paraqitje me Përfaqësuesen e Anglisë.