Sport

Anglia paguan çmimin për gabimet brenda dhe jashtë fushës

Foto: Reuters

Para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s, seleksionuesi Gareth Southgate tha se ekipi i tij e ka marrë shumë seriozisht turneun e ri dhe sfidën me Holandën.

“Ne duam të futemi në zakonin e fitoreve”, kishte thënë ai. Por pas humbjes 3:1 të enjten mbrëma, Anglia u ankua për një zakon tjetër - atë të disfatave në gjysmëfinale.

Ashtu si para humbjes në gjysmëfinale të botërorit “Rusia 2018” kundër Kroacisë para një viti, tek Anglia edhe para ndeshjes me Holandën mbretëronte optimizëm - prej lojtarëve deri te seleksionuesi Southgate, shkruan Retuers, transmeton “Koha Ditore”.

Por në fushë gjërat shkuan ndryshe dhe gjëja e parë që duhet të pyetet Southghate është vendimi i tij për të mos aktivizuar asnjë lojtar të Liverpoolit e Tottenhamit në përbërjen e parë, ekipe këto që u përballën para pesë ditëve në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kështu, kapiteni Harry Kane ishte në bankën e rezervistëve së bashku me mesfushorët Jordan Henderson e Dele Alli, treshe kjo që pa problem ka mundur të aktivizohet prej fillimit kundër Holandës, por trajneri vlerësoi se ata nuk janë të freskët për lojë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)