Sport

Shaqiri: Të bashkuar mund të arrijmë shumë

Descriptive Text

Rikthimi në finale të Ligës së Kampionëve për Liverpoolin nuk do të ishte i mundur sikur të mos ishin të bashkuar si ekip, ka thënë Xherdan Shaqiri.

“Të Kuqtë” bënë një nga rikthimet më të mëdha në histori të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Barcelonën pas fitores prej 4 me 0 në shtëpi, përkundër që ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Kjo është hera e dytë radhazi që Liverpoolin arrin të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve ku me 1 qershor do të përballet me Tottenhamin.

“Kjo është gjëja më e rëndësishme për një grup të madh, të jenë të bashkuar. Të bashkuar ne mund të arrijmë gjëra të mëdha, e këtë e pamë edhe në ndeshje, veçanërisht kundër Barcelonës”, është shprehur Shaqiri.

Sipas tij përkundër që ishin disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë, kanë dëshmuar se bashkimi i tyre është shumë i fort.

Shaqiri së bashku me pjesën të skuadrës po qëndron në Marbella për t’u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve.