Muriqi i shumëkërkuar

Muriqi i shumëkërkuar

14 May 2019 20:50

Vedat Muriqi është një ndër lojtarët më të kërkuar.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, sipas mediave turke, po kërkohet me ngulm nga Toulouset dhe ekipi i Fenerbahçes.

Rreth kësaj teme ka folur presidenti i klubit të Rizesporit, Hasan Kartal, transmeton KTV.

“Nuk kemi marrë oferta konkrete. Nëse do t’i marrin, do t’i analizojmë dhe më pas do të vendosim. Lojtarin nuk do ta mbajmë pa dëshirë. Vedati nëse dëshiron të largohet, ne nuk do ta pengojmë. Jemi të interesuar ta mbajnë në ekipin tonë, mirëpo nuk do të jemi pengesë”, deklaroi Kartal.

Muriqi këtë sezon po shkëlqen në Rizespor, duke shënuar 15 gola dhe shtatë asistime deri më tani.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme