Klubi i futbollit Ferizaj ka mbyllur afatin kalimtar të janarit duke transferuar gjashtë futbollistë.
Ky klub ka transferuar mbrojtësin Viktor Kuka nga Drita në formë huazimi, Veton Shabanin, mbrojtës të krahut, nga Flamurtari, portierin Burhan Mustafa nga Shkupi, qendërmbrojtësin Dini Cuculi, Dardan Çerkini nga Trepça ’80 dhe sulmuesin Ermal Krasniqi nga Llapi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara këtyre futbollistëve Ferizaj prezantoi Egzon Shabanin, Durim Gashin e Hysein Demirin.
“Me këto përforcime merkatoja për klubin tonë është mbyllur, futbollistëve të ri ju urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.