Sport

Drita largon Kajën

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita, të mërkurën ka njoftuar se ka ndërprerë njëanshëm kontratën me mbrojtësin nga Shqipëria, Ervis Kaja.

Kaja, siç ka njoftuar klubi nga Gjilani, nuk i është përgjigjur ftesës për fillimin e fazës përgatitore për stinorin pranveror të Superligës, transmeton KTV.

Te Drita, futbollisti 31-vjeçar ishte transferuar në gusht të vitit të kaluar nga skuadra e Lirisë së Prizrenit.