Ish-selekisonuesit të Kosovës, Albert Bunjakit i vjen keq që Loret Sadiku nuk është pjesë e ndonjë përfaqësuese. Bunjaki thotë se nëse nuk është e mundur që Sadiku ta përfaqësojë Kosovën, atëherë duhet të jetë pjesë e Shqipërisë.
Futbollistit të skuadrës turke Kashimpasha nuk po i lejohet të luajë për Kosovën, me arsyetimin e FIFA-s se tashmë ka bërë një ndërrim të përfaqësueses, nga Suedia në Shqipëri, raporton Koha Ditore.
"Loret Sadiku është në nga lojtarët më inteligjent shqiptar. Mund të luaj edhe si qendërmbrojtës, mesfushor defensiv dhe ofensiv. Nëse nuk ekziston asnjë mundësi që Loreti të luaj për Kosovën, atëherë duhet të luaj për Shqipërinë. Si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërisë, Loreti do të ishte lojtar i nevojshëm. Shqipëria nuk duhet ta penalizojë Sadikun. Duhet ta ftoj dhe të gjejë një mirëkuptim. Është në të mirë të lojtarit dhe kombëtares”, ka thënë Bunjaki për gazetën Koha Ditore.
“Pres që të dyja palët të ulen dhe të gjejnjë një zgjidhje, sepse më vjen keq që Loreti me kapacitetin e tij i mohohet e drejta të luaj për një përfaqësuese”, shtuar ish-përzgjedhësi i Kosovës.
Sadiku nuk mund të kthehet më as te Suedia. Dhe, mundësia e vetme për të luajtur i ka mbetur Shqipëria.