Më 16 tetor Ardian Ismajli luajti ndeshjen e fundit me përfaqësuesen U-21 të Kosovës në futboll. Mbajti shiritin e kapitenit në disfatën 3:0 të pësuar nga Izraeli në Ramat Gan, shkruan sot Koha Ditore.
Ismajli në fund të shtatorit mbushi 22 vjet dhe më nuk e ka të drejtën që të luajë për përfaqësuesen Shpresa (U-21). Tani ai mund të luajë vetëm në nivelin senior në futbollin ndërkombëtar, përkatësisht në përfaqësuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi deri më tani ka luajtur për U-21 të Kosovës, ishte kapiten i saj, ndërsa ka edhe një paraqitje me përfaqësuesen seniore, mbrojtësi i qendrës mund të llogaritet pjesë e Kosovës. Por ai nuk duket shumë i vendosur që të luajë për Kosovën.
Të martën, për herë të dytë ka pasur raportime në Kosovë e Shqipëri se Ismajli do t'i bashkohet Shqipërisë.
Në të vërtetë ai nuk është i vetmi lojtar nga Kosova që nuk është shumë i vendosur se në cilën përfaqësuese të luajë. Lojtarët nga Kosova, për dallim nga lojtarët e shumicës së vendeve të tjera, kanë të hapur më shumë se një mundësi për të luajtur në nivelin e përfaqësueseve/Arsim Maxhera. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).