Post Malone është mizantrop i lindur në aspektin melodik me një zë që gjithnjë tingëllon si një jehonë tepër e largët.
Nëse Drake është shquar si arkitekti i evolucionit të popit të dekadës së fundit, Post Malone është adoptuesi i tij më i regjur, duke na i bërë të pashmangshme këngët e popit post-rap me lirshmërinë dhe natyrshmërinë me të cilën i ka sjellë, megjithëse mbesin si këngë që nuk lënë gjurmë të mëdha, transmeton Koha Ditore.
Albumi i tretë “Hollywood’s Bleeding” i muzikantit 24 vjeç pa dyshim se do të jetë një prej më të njohurve e më të dëgjuarve të këtij viti falë intensitetit të suksesit të tij në platformat streaimng (dy albumet e tij të para vazhdojnë të mbesin në krye të listave Billboard), por edhe për shkak të aftësisë së tij për t’ia përshtatur kohës.
Ai është këngëtar rocku, kadencat e të cilit vijnë prej hip-hopit, dhe tekstshkrues pop-i i cili mishëron të ndjeshmen me të egrën. Atij i shkon çdo zhanër – krejt zhanret shkrihen në qenien e tij.
Kjo nënkupton se ai po shkon përtej kufijve të tingullit të tij, sikurse ndodh në shumë raste në “Hollywood’s Bleeding”. Dhe rezultatet e punës së tij janë e kundërta e eksperimentit. Kur ndaleni dhe mendoni pak për gjashtë dekada të muzikës pop, është e pamundshme të mos pësosh një tronditje.
Kjo mund të thuhet lirisht për “Allergic” dhe “A Thousand Bad Times”, të dyja këngë mahnitëse me një ndjesi që sugjeron se tingulli i “Grease” vjen me një shkundje. Kjo mund të thuhet edhe për “Take What You Want”, këngë e mrekullueshme dhe e shkëlqyer që hap shfaqjen e një mysafiri të jashtëzakonshëm si puna e Ozzy Osbourne, dhe gjithashtu ngërthen një frymë të thellë të Travis Scottit.
Nëse kjo do të buronte prej shumicës së artistëve të tjerë, do të ishte vetëm punë e nuancave stilistike....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)