Showbiz

Rita Ora pritet me befasi në Prishtinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i ka uruar mirëseardhje këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të dielën në Kosovë.

Përmes disa fotografive të publikuara në faqen zyrtare të tij, ANP-ja e ka uruar yllin edhe për ditëlindjen e saj.

“Mirë se vini në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora! Me gjithë zemër, Aeroporti Ndërkombëtar Limak Kosova”, thuhet në njoftim.

Në fotografi Rita Ora u pa me partnerin e saj, Taika Waititin, babanë Besnik Sahatçiun si dhe me motrën, Elenën.

Rita Orës i është bërë një befasi me rastin e ditëlindjes së saj.