Raportohet se aktorja e njohur Jenna Ortega nuk do të shihet duke luajtur në filmin “ Scream 7”, raporton “The Independent”.
Lajmi vjen një ditë pasi kolegia e saj Melissa Barrera u shkarkua nga franshiza horror për shkak të komenteve që ajo bëri për luftën Izrael-Hamas në rrjetet sociale.
Sipas “Deadline”, Ortega hoqi dorë nga “Scream 7” për shkak të mospërshtatjes së orarit që aludohet se krijoi konflikte gjatë filmimit të serialit hit të platformës “Netflix”, “Wednesday”, ku ajo luan rolin kryesor.
Të martën (21 nëntor) një zëdhënëse konfirmoi për “Variety” se Barrera ishte pushuar nga puna pasi postimet e saj në rrjetet sociale u interpretuan si antisemite.