Showbiz

I dashuri i Encës ia shpreh dashurinë në gjuhën shqipe

“Te dua jetë”, ka shkruar i dashuri i këngëtares Enca, bllogeri Mickey Neblett i cili vjen nga Trinidad-Tobago.

Këtë dedikim ai e ka bërë duke ripostuar një fotografi të cilën Enca e ka publikuar në Instagram.

Këngëtarja shqiptare u zgjua nga gjumi me një dhuratë nga i dashuri. Ai i ka dërguar një buqetë në formë të zemrës me trëndafila të kuq të mbështjellë me një fjongo.

Enca për këtë i njoftoi ndjekësit me anë të një postimi në Instagram ku si mbishkrim postoi disa “emoji” të zemrës me flakë.

{gallery}