Ylli i Hollywoodit, Suki Waterhouse është duke pritur fëmijë me partnerin e saj, Robert Pattinson, raporton revista People.
Këngëtarja që është në lidhje me Pattinsonin që nga viti 2018, lajmin për shtatzëninë e ka bërë të ditur përgjatë fundjavës në festivalin “Corona Capital”, në Meksikë.
Waterhouse teksa po performonte, hapi pallton e saj me pupla dhe shfaqi barkun.
“Kam vendosur të vesh diçka më vezulluese sot sepse mendova se mund t'ua tërheq vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodh ... s’jam e sigurt a po arrij t’ju shpërqendroj”, ka thënë ish-modelja që është edhe aktore.
VIDEO:
only suki waterhouse would confirm she’s pregnant this way pic.twitter.com/hpLSW8BZpu
— em (@sukimilkteeth) November 19, 2023
Ajo gjatë muajit shkurt ka thënë se është duke e befasuar fakti se është në lidhje të gjatë me dikë dhe po ndihet e lumtur.
“Nuk po mundem ta besoj që jam kaq e lumtur me dikë për gati pesë vjet”, ka thënë ajo për The Sunday Times, derisa ka shtuar se ende gëzohet shumë kur i shfaqet emri i Robertit në telefonin, kur ai e telefonon apo i dërgon ndonjë porosi.
Waterhouse ka thënë se ndjehet shumë e lumtur dhe me fat përkrah aktorit të famshëm.
Dyshja filloi të jetonte së bashku në Londër gjatë pandemisë COVID-19, ku Pattinson po luante rolin e “superheroit” në filmin “The Batman”.