Një shtëpi të cilën e kontrolloi policia e Las Vegasit këtë javë lidhur me vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, është lidhur me një burrë i njohur për gjatë nga hetuesit e rastit, nipi i të cilit ishte i dyshuar pak pas vrasjes së reperit.
Policia konfirmoi se kishte marrë lejen për kërkimin e shtëpisë në Henderson. Por, nuk dha detaje të tjera, as nëse pritnin të arrestonin dikë për herë të parë për vrasjen e reperit pas gati 30 vjetësh.
Të dhënat publike e lidhin pronën me gruan e Duane “Keffe D” Davis, xhaxhai i Orlando Anderson, një prej rivalëve të njohur të Shakurit për të cilin autoritetet kishin pasur dyshime për shumë gjatë, raportoi AP.
Anderson mohoi se ishte i përfshirë në vrasjen e reperit atë kohë dhe vdiq dy vjet më vonë.
Shakur konsiderohet gjerësisht si një nga reperët më me ndikim i të gjitha kohërave.
Natën e 7 shtatorit 1996 Shakur po voziste bashkë me të tjerë kur u ndal në semafor dhe aty u ndal edhe një veturë tjetër që filloi të shtënat me armë. Shakur u qëllua disa herë.