Një vit më parë, ylli Brad Paisley shikonte lajmet në televizion ndërsa trupat ruse pushtuan Ukrainën dhe, si shumë njerëz në mbarë botën, ai u ndje i pafuqishëm ndaj imazheve të njerëzve që po largoheshin nga shtëpitë e tyre.
“Bota ndihej sikur ishte në një vend të ri që nuk kishte qenë prej dekadash”, kujton tri herë fituesi i Grammyt.
Të premten, në përvjetorin e fillimit të luftës, Paisley ka publikuar një këngë të re të quajtur "Same Here", ku shfaqet presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur me krenari për vendin dhe popullin e tij, shkroi AP.
Kënga është e para e Paisleyt nga albumi i tij i ri, "Son of the Mountains", që do të publikohet më vonë këtë vit.
Kënga është një rrëfim me tre pjesë që reflekton mbi ngjashmëritë universale, pavarësisht distancës dhe gjuhës.
Ndërsa nuk e përmend Ukrainën në mënyrë specifike, kënga përfundon me Paisleyn dhe Zelenskyn në bisedë, të regjistruar gjatë një videotelefonate. Zelensky flet për dëshirën e ukrainasve për liri, duke shtuar se “Nuk ka distancë mes dy vendeve tona në vlera të tilla”.
Zelensky jo vetëm që u paraqit në këngë, por ai po ashtu edhe sugjeroi disa ndryshime në të, ka thënë Paisley.