Showbiz

Rihanna tani paraqitet në skenën e “Oscarit” me performancë live

Rihanna zyrtarisht do të shkojë në Oscar muajin e ardhshëm.

Këngëtarja, pasi ka performuar së fundmi në shfaqjen e këtij viti të “NFL Super Bowl”, do të performojë këngën origjinale "Lift Me Up" në skenën e Akademisë së Çmimeve, shkroi NME. 

"Lift Me Up" u interpretua dhe u shkrua nga Rihanna së bashku me regjisorin Ryan Coogler, Tems dhe Ludgwig Goransson, kompozitorin e filmit “Black Panther: Wakanda Forever”.

Tetorin e kaluar, Coogler shpjegoi se si e bindi Rihannën që t'i bashkohej projektit Marvel, pasi nuk publikoi muzikë të re që nga albumi i saj i vitit 2016 "Anti".

Rihanna së fundmi ka folur për albumin e nëntë duke thënë se do të ishte “qesharake” nëse nuk publikohet sivjet.