Showbiz

Jennifer Lopez hedh poshtë thashethemet se ka mosmarrëveshje me burrin

Jennifer Lopez ka hedhur poshtë thashethemet se ajo ka “mosmarrëveshje” me bashkëshortin Ben Affleck.

Pas ngjarjes së Grammy Awards të dielën, një video e çiftit ka qarkulluar në internet ku shihet çifti në një bisedë të tensionuar, shkroi NME. 

Affleck shihet duke i pëshpëritur diçka Lopezit dhe ajo i kthehet si me kundërshti.

Në rrjetet sociale u tha se çifti po argumentonin. Megjithatë, Lopez duket se ka hedhur poshtë këtë me një video ku ata shihen të lumtur.

“Gjithmonë kohë e mirë me dashurinë time, burrin tim”, ka shkruar ajo.