Robert Pattinson është mjaft aventurier. Në serinë e tij më të fundit të daljeve publike, për të promovuar “The Batman”, ai shpërtheu me veshjen e tij, shkroi GQ.
Ylli britanik i ka ngritur gjërat në një nivel tjetër. Duke marrë pjesë në shfaqjen e Diorit në Paris ai vodhi vështrimet e njerëzve të modës, influencuesve, kur u shfaq me një fund blu. Ose, pantallona të shkurtra dhe një copë fundi përmbi. Ishte një nga veshjet më të guximshme që ai ka veshur deri më sot.
Tani, ndonëse kjo mund të jetë hera e tij, Pattinson nuk është i pari i famshëm që vesh diçka të tillë.
Kurt Cobain ishte në të në vitet '90 dhe Vin Diesel kishte veshur një fund lëkure në MTV Europe Music Awards më 2003.
Fundi tani po u flet shumë më tepër meshkujve dhe në mënyra që ndihen pothuajse – freskuese – të zakonshme.
