Showbiz

Ratajkowski: Burrat s’mund t’i durojnë gratë e forta

Emily Ratajkowski ka thënë se është duke krijuar lidhje me burra që "nuk dinë të trajtojnë" gra të forta.

Prezantuesja e podcast-it "High Low" shpjegoi në episodin e së martës se ajo "urren daljet me burra të cilët mendojnë se duan një partner të pavarur”.

Këtë deklaratë Ratajkowski e ka bërë një javë pasi Page Six publikoi lajmin se ka përfunduar romanca e saj me ish-të dashurin e Kim Kardashian, Pete Davidson.

"Forca dhe fuqia lidhen me mashkulloren, dhe pasi gruaja t’i ketë këto dyja, burri nuk e di se çfarë tjetër ka”, ka thënë Ratajkowski.

Modelja e famshme amerikane bëri bujë në nëntor për romancën e saj jetëshkurtër me Davidson, 29 vjeç.

Ratajkowski është duke u divorcuar nga producenti i filmit, Sebastian Bear-McClard.

{gallery}