Aplikimi i Mariah Carey për emërtimin "Mbretëresha e Krishtlindjeve" është refuzuar nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së, raportoi BBC.
Aplikimi i yllit amerikan është refuzuar pasi kompania e saj nuk iu përgjigj kundërshtimit të një këngëtari tjetër.
Emërtimi do t’i jepte asaj të drejta ligjore të ndalonte të tjerët të përdornin titullin në muzikë dhe reklama.
Carey po ashtu dështoi në përpjekjet për emërtimin “Princesha e Krishtlindjeve”.
Këngëtarja është bërë simbol i periudhës festive që kur lansoi këngën e saj më 1994, “All I Want for Christmas Is You”.
Përgjatë një udhëtimi 26 vjeçar që prej daljes, kënga arriti në numër një në listën e Britanisë në vitin 2020.