Gisele Bunchen dhe Tom Brady ka kohë që po jetojnë ndaras, ka raportuar revista “People” të shtunën.
Çifti i cili është që një kohë të gjatë në lidhje martesore, raportohet se nuk është bashkë për më shumë se gjashtë javë.
“Gisele është e zënë me jetën e saj dhe po kalon shumë kohë larg Tom në Miami dhe New York”, ka thënë një burim për çiftin.
Mirëpo një burim tjetër ka thënë se çifti është ndarë.
Ndërkohë, një burim i tretë i ka thënë “People” se vendimi i Brady për t'u tërhequr në pension ka qenë një pikë pengese për supermodelen, e cila ka thënë se dëshiron që ai të jetë më i pranishëm me fëmijët e tyre - djalin Benjamin Rein, 12 vjeç dhe vajzën 9-vjeçare, Vivian Lake, së bashku me djalin e Brady, John Edward, 15 vjeç.
Çifti zotëron një shtëpi prej 17 milionë dollarësh në fshatin luksoz Indian, Creek të Miamit.
Sportisti Brady dhe supermodelja Bundchen u martuan një muaj pasi u fejuan në një ceremoni intime më 26 shkurt të vitit 2009, në kishën katolike të Shën Monikës në Kaliforni.