Showbiz

Leonardo DiCaprio po kalon kohë me Gigi Hadidin

Aktori 47-vjeçar, Leonardo DiCaprio, vazhdon të jetë kryefjalë e mediave anembanë botës për jetën e tij romantike. Pas ndarjes nga modelja dhe aktorja, Camila Morrone, në publik filluan të qarkullojnë thashetheme se ai tashmë ka filluar të shfaqë interesim për supermodelen e “Victoria’s Secret”, Gigi Hadid.

“Leo dhe Gigi po kalojnë kohë së bashku. Atij i pëlqen shumë modelja, por këto janë vetëm fillimet e raportit mes tyre”, deklaroi një burim i afërt me aktorin.

Leonardo dhe Gigi, më në fund javë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në fotografitë që po qarkullojnë në mediat sociale, ata duken duke kaluar momente mjaft intime.

27-vjeçarja Hadid, shquhet për lidhjen e gjatë me këngëtarin, Zayn Malik, me të cilin e ka vajzën dy vjeçare, Khai.

Në fillim të shtatorit u bë i ditur lajmin se, DiCaprio dhe Morrone, janë ndarë pas një lidhjeje katër vjeçare. Aktori i shpërblyer me “Oscar” dhe modelja 25-vjeçare, shquheshin për ruajtjen e privatësisë dhe rrallë herë shfaqeshin së bashku në publik. Ata e filluan lidhjen në janar të vitit 2018 kurse debutuan si çift në shkurt të vitit 2020, kur u fotografuan pranë njëri-tjetrit në ceremoninë e shpërblimeve akademike.

Në të kaluarën, Leonardo ka qenë në lidhje me aktoren Blake Lively dhe supermodelet, Gisele Bundchen dhe Bar Refaeli, të cilat ishin pesë dhe dhjetë vjet më të reja se ai.

{gallery}