Showbiz

Kelis akuzon Beyoncen se ia vodhi këngën

Kelis pretendon se disa mostra të këngës së saj “Get Along With You” të cilën ajo e ka publikuar në vitin 2000, janë shfaqur në këngën “Energy” të Beyonces nga albumi më i ri i saj “Renaissance” i cili u publikuar më 29 korrik.

Këngëtarja amerikane 42-vjeçare e ka quajtur “injorante” Beyoncen, duke thënë se u dha kredi autorëve të këngës origjinale.

"Niveli i mungesës së respektit dhe injorancës së plotë të të tre palëve të përfshira është befasues. Kam dëgjuar për këtë njësoj si të gjithë të tjerët. Asgjë nuk është kurrë siç duket, disa nga njerëzit në këtë biznes nuk kanë as shpirt e as integritet dhe i kanë mashtruar të gjithë. Nuk është kolaps, është vjedhje! Është qesharake!", ka shkruar Kelis në Instagram.

Në vitin 2020, krijuesja e hitit të 'Milkshake' akuzoi gjithashtu Pharrel Williams dhe Chad - të cilët njihen gjithashtu si The Neptunes, se nuk i përmbaheshin marrëveshjes së tyre për të ndarë fitimet nga dy albumet e saj të parë në mënyrë të barabartë, dhe gjithashtu se ajo ishte "gënjyer" dhe e “mashtruar” nga dyshja e kantautorëve".

Beyonce ka publikuar albumin e saj më të ri, pas disa vitesh pauzë në muzikë. Albumi është mirëpritur nga fansat të cilët e kanë cilësuar si një rikthim të fuqishëm të divës së muzikës.