Nicolas Cage vjen krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, në filmin e ri të titulluar “The Unbearable Weight of Massive Talent”.
Me regji të Tom Gormicanit, kjo komedi krimi absurde e sjell aktorin e famshëm hollywoodian duke e portretizuar një version fiktiv të vetes, i cili ka nevojë për para. Duke qenë se nuk po i ofrohen shumë role për filma, ai mundohet me çdo kusht të fitojë mjaftueshëm të holla për t’i paguar faturat. Kur agjenti i tij i thotë se mund t’i fitojë 1 milion dollar duke e ndjekur ndejën e një adhuruesit miliarder, Cage menjëherë e pranon këtë ofertë. Por, shumë shpejtë gjërat komplikohen kur ai e mëson se miliarderi i quajtur Javi Gutierrez, e gëzon një reputacion të keq. Kështu, Cage detyrohet ta bëjë të pamundurën për ta mbrojtur veten dhe më të dashurit e tij.
Në filmin e ardhshëm hollywoodian luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur, si Pedro Pascal, Ike Barinholtz, Tiffany Haddish, Neil Patrick Harris dhe të tjerë.
“The Unbearable Weight of Massive Talent” e shënoi premierën botërore në festivalin e filmit “South by SouthWest”, kurse e fillon shfaqjen nëpër kinema më 22 prill 2022.