Ylli i kinematografisë, Ryan Reynolds, rikthehet në kohë nga e ardhmja në filmin e ri të Netflixit me titull, “The Adam Project”, i cili e ribashkon aktorin me regjisorin e filmit hit “Free Guy”, Shaun Levy.
Reynolds e luan rolin e një piloti që lufton në gjithësi i cili bëhet me një bashkëpunëtor të ri, që në fakt është vetja e tij në moshë të re.
Filmi e përmban një kastë aktorësh të njohur si, Jennifer Garner, Zoe Saldana, Mark Ruffalo dhe Catherine Keener.
Nga shfaqja e trailerit të parë, projekti i ardhshëm i yllit hollywoodian menjëherë ka zgjuar kureshtje të madhe tek publiku, sidomos te adhuruesit e zhanrit triler dhe fantastiko-shkencor.
“The Adam Project” fillon transmetimin në platformën digjitale Netflix, nga 11 marsi.