Çifti më i përfolur i showbizit për momentin, Kanye West dhe Julia Fox, janë ndarë pas një romance të shkurtër por shumë të bujshme.
Reperi 44-vjeçar dhe aktorja 32-vjeçare, ishin në lidhje nga janari i këtij viti por përfundimisht kanë vendosur të ndahen dhe të mbesin miq të mirë me njëri-tjetrin. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Foxit, derisa e ka konfirmuar lajmin për kanalin “E! News”.
“Julia dhe Kanye mbesin miq të mirë dhe bashkëpunëtorë, por ata nuk janë më në lidhje dashurie”.
Konfirmimi zyrtarë i ndarjes së çiftit vjen disa ditë pasi, Julia shkaktoi spekulime rreth ndarjes nga Westi pasi e pëlqeu një postim të ish-gruas së tij, Kim Kardashian, në Instagram dhe pastaj i largoi të gjitha gjurmët e reperit nga rrjetet e saj sociale.
Kanye West i cili u martua me yllin e shout “Keeping Up with the Kardashians” në vitin 2014 dhe së bashku i kanë katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm, po vazhdon të bëjë deklarata dashurie ndaj ish-gruas në Instagram, duke insistuar se nuk planifikon të heqë dorë nga familja e tij.
“Unë nuk kam probleme me Kimin. E dua shumë familjen time prandaj ndaloni së spekuluari gjëra. Nuk kam në mend të heq dorë nga familja”.
Dyshja e famshme e showbizit së fundmi kanë shkëmbyer mesazhe ofenduese në rrjetet sociale, por ylli i muzikës rep vazhdon të jetë i bindur se përfundimisht ai dhe Kim do të ribashkohen.