Showbiz

Festivali i Filmit në Berlin hapet edhe për audiencën këtë herë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin do të hapet të enjten me një film të ri nga Francois Ozon në një format të dizajnuar ashtu që të sjellë audiencën sërish krahas rrezikut të përhapjes së COVID-19, raporton Associated Press.

Festivali më 2020 u mbajt për herë të fundit në formatin e zakonshëm para se pandemia të shfaqej. Vitin e kaluar ishte i ndarë në dy pjesë – me një version online të mbajtur në mars dhe një ngjarje e shfaqur për publikun në qershor.

Këtë herë “Berlinale” do të kthehet në diçka më normale, edhe pse varianti Omicron ende po rrit rastet e infektimit duke çuar edhe në rekorde, teksa në Gjermani ende në fuqi janë disa masa kufizuese.

Kinematë do të lejohen vetëm gjysmë të mbushura dhe ata që shkojnë për film duhet të jenë të vaksinuar ose një dëshmi se së fundmi kanë qenë të infektuar, ashtu si një dozë përforcuese ose një test me rezultat negativ. Ata duhet të kenë edhe maskat gjatë tërë kohës.