Showbiz

Stewart kurrë nuk besonte se do të nominohej për “Oscar”

Kristen Stewart po festoon një arritje të madhe në karrierën e saj.

Aktorja 31-vjeçare është nominuar për çmimin “Aktorja më e mirë” për “Oscars 2022” , për rolin e saj të princeshës Diana në filmin “Spencer”.

Ky është nominimi i saj i parë për “Oscars” derisa të gjitha nominimet u bën të ditura të martën në Los Anxhelos.

Stewart ka thënë për Entertainment Tonight se ka mbetur pa fjalë nga kjo arritje.

“Kurrë nuk e kam menduar në një mijë vjet se do të isha në shoqërinë e këtyre katër grave të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo për koleget e saj të nominuara: Jessica Chastain (The Eyes of Tammy Faye), Olivia Colman (Vajza e humbur), Penélope Cruz ( Nënat paralele) dhe Nicole Kidman (Being the Ricardos).

"Jam shumë e prekur dhe jam shumë mirënjohëse për punën që u krijua në këtë film. Jam shumë krenare që jam pjesë e komunitetit tonë të filmit. Jam shumë e lumtur. Është një ditë e mire”, ka shtuar ajo.

Me regji të Pablo Larraín, filmi Spencer detajon vendimin e Dianës për t'u divorcuar nga Princi Charles në dhjetor të vitit 1991. Filmi ka marrë vlerësime të shkëlqyera, me Steëart që ka fituar lëvdata për performancën e saj si kryesuese.

Aktorja më parë mori nominime për rolin e saj nga Critics Choice Awards në kategorinë e aktores më të mirë dhe Golden Globes në kategorinë e aktores më të mirë.