Ka vdekur këngëtari i grupit II Divo, Carlos Marin. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 53-vjeçari ka humbur betejën me koronavirusin, derisa familja ka bërë të ditur lajmin.
“Nuk do të ketë kurrë më një zë si Carlos”, thuhet në fjalën e familjes.
Carlos Marin ka lindur në Gjermani, mirëpo u transferua në Spanjë në moshën 12-vjeçare dhe ishte bariton në grup, duke performuar me Urs Buhler, David Miller e Sebastien Izambard.