Showbiz

Jessie mban shpresë për dashurinë e jetës

Këngëtarja e njohur Jessie J është duke shpresuar se do ta takojë dashurinë e saj të jetës.

Krijuesja e hitit “Domino” ka ndarë në rrjete sociale të enjten një video të një performance intime në Soho, dhe në mbishkrim ajo ka shpjeguar shpresat e ardhshme për romancë.

“Thonë se e gjeni dashurinë e jetës suaj kur nuk jeni duke e kërkuar”, ka shkruar Jessie.

“Kështu që, boom... do të bëj kinse po shikoj nga ana tjetër, e pastaj kushdo që të jetë, le të më afrohet fshehurazi. Sa më shpejt që ndodh aq më mirë. Bukur”.

Jessie e ka konfirmuar ndarjen e saj nga Max Phan Nguyen në tetor, teksa u tha mbështetësve të saj se “asgjë dramatike” nuk kishte ndodhur mes çiftit.

“Është njeri i mrekullueshëm. Të dy kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Thjesht nuk ishte diçka e duhur në mënyrë romantike. Kështu që, kemi vendosur të mbesim miq”, ka treguar këngëtarja 33-vjeçare.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se “e vetmja arsye” pse ajo e zbuloi ndarjen ishte ngaqë “bëhej e çuditshme dhe pak e vështirë kur njerëzit jetonin në të shkuarën”.

“E urrej faktin se sa të mëdha i bëjnë njerëzit ndarjet personale”, ka shtuar Jessie.

“Jemi të dy të lumtur, duke jetuar dhe dashur jetët tona”.

Ndërkohë, këngëtarja e “Price Tag” tragjikisht ka pësuar një abort në fillim të këtij viti dhe ajo ka zbuluar se përvoja traumatike “e ka ndryshuar atë përgjithmonë”.

Së fundmi, Jessie në një postim për rrjetet sociale ka shpjeguar: “Tani me të vërtetë e kuptoj pse gratë flasin kaq shpesh për dëshirën dhe nevojën për të diskutuar hapur për abort.

“Tash e kam kuptuar atë çfarë njerëzit dinë për abortin spontan (përfshirë edhe veten time para dy javëve) nëse nuk është përjetuar personalisht. Ajo çka njerëzit mendojnë se është, në fakt nuk është një pasqyrim i vërtetë i asaj çka me të vërtetë është aborti spontan. Si mund të mbështesin diçka që nuk e dinë?

“Nuk kam përjetuar kurrë më parë dhimbje fizike, traumë dhe ndjesi vetmie sikurse kjo. Më ka ndryshuar përgjithmonë. Në mënyrën më drithëruese, por të bukur.

“Ma ka vendosur jetën në perspektivë në atë formë që asgjë tjetër s’do ta bënte”.