Showbiz

Premiera e dramës së Sandra Bullockut, “The Unforgivable”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Sandra Bullock e konsideron filmin e saj të fundit, “The Unforgivable”, si një letër dashurie për vajzën e saj Laila, të cilën e ka adoptuar nga sistemi i kujdestarisë në Louisiana në vitin 2015.

Në projektin e realizuar nga Netflixi ku luan krahas aktores tjetër të famshme, Viola Davis, Bullock e portretizon një ish të dënuar e cila pas 20 vjetëve lirohet nga burgu, pas vrasjes së një polici.