Showbiz

“Spider-Man: No Way Home” nga 17 dhjetori nëpër kinema

“Spider-Man: No Way Home” është filmi i ardhshëm me superheroin shumë të dashur nga publiku, i cili bazohet në Universin Kinematik Marvel. Filmi që është bashkëprodhim i studiove “Columbia Pictures” dhe “Marvel”, është vazhdim i projekteve hit në arkave filmike, “Spider-Man: Homecoming” dhe “Spider-Man: Far From Home”.

Ai e rrëfen historinë e të riut Peter Parker i portretizuar në film nga Tom Holland, i cili i kërkon superheroit Dr. Strange që ta ndihmojë ta fshehë identitetin e Spider-Manit nga publiku i gjerë.

Krahas Hollandit në këtë vazhdim të tretë të realizuar nga regjisori, Jon Watts, luajnë edhe yjet: Zendaya, Benedict Cumberbatch, Jacob Batalon, Jon Favreau, Marisa Tomei, J. B. Smoove, Benedict Wong, Alfred Molina dhe Jamie Foxx.

“Spider-Man: No Way Home” do të nis së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 17 dhjetori i këtij viti.