Aktorja e njohur Zoe Kravitz ka thënë se shkurorëzimi ishte një moment i hidhur, por edhe i bukur, pas ndarjes nga Karl Glusman.
32-vjeçarja finalizoi shkurorëzimin nga Glusmani në muajin gusht të këtij viti, pas dy vjetësh martesë. Krejt procesin e ka quajtur të hidhur, sepse po vajtonte për humbjen e një lidhjeje, por gjithashtu ka thënë se ndihet e lumtur për atë që po e pret.
“U martova. U shkurorëzova. Ndarjet dhe largimet janë të hidhura, por janë edhe gjëra të mira, gjithashtu. Janë edhe të mira dhe të këqija. Është komplekse hapësira mes ndarjes dhe pikëllimit për humbjen e një gjëje, por në të njëjtën kohë është kënaqësia për atë që të pret”, ka thënë Kravitz.
Ylli i “Big Little Lies” ka folur për shkurorëzimin teksa ka promovuar albumin e saj. Të gjitha këngët e veta i ka cilësuar si “personale”.
Zoe e cila është ndihmuar nga producenti Jack Antonoff, gjithashtu ka thënë se procesi i shkrimit të këngëve ka qenë shumë terapeutike dhe i ndihmoi që t’i tejkalonte emocionet pas ndarjes.
“Kam shkruar albumin për një kohë të gjatë. Kam kapur emocionet, të cilat kanë qenë interesante të analizohen dhe të shoh se çfarë po shkruaja për ato emocione”, ka thënë aktorja Kravitz për revistën “Another”.
Aktorja e filmit “High Fidelity” nisi lidhjen me Karl Glusmanin në tetorin e vitit 2016. Dyshja u martua në vitin 2019, ndërkaq bënë kërkesë për shkurorëzim 18 muaj më vonë.
Pas ndarjes, Kravitz është lidhur me yllin e filmave Channing Tatum. Burimet kanë thënë se dyshja ka kaluar kohë së bashku.
“E pëlqejnë njëri-tjetrin dhe është një lidhje e natyrshme. Kanë kaluar mirë së bashku në këto javë”, ka thënë burimi.
Një tjetër burim ka thënë se dyshja është parë në një restorant të New Yorkut dhe ishin shumë të lidhur mes vete.
“Zoe dhe Channing janë në lidhje. Filloi si shoqëri, por tani është më shumë. Së fundmi janë parë në New York”, ka thënë burimi.