Showbiz

Publikohen pamjet e para të filmit të shumëpritur “The Matrix Resurrections”

Është publikuar traileri i parë i filmit të shumëpritur, “The Matrix Resurrections”, i cili e shënon rikthimin e aktorit Keanu Reeves në rolin e personazhit të dashur nga publiku mbarëbotëror, Neo.

Traileri fillon me Neon në një vizitë tek psikologu, i cili në këtë projekt të ardhshëm portretizohet nga Neil Patrick Harris, para se të bashkohet me personazhin Trinity, e portretizuar nga aktorja Carrie-Anne Moss.

Pas kalimit të disa vjetëve larg botës digjitale së njohur si “The Matrix”, Neo vendos ta marrë një pilulë të kuqe e cila e rikthen atë në këtë botë.

“The Matrix Resurrections” është vazhdimi i katërt në serinë e filmave shumë të suksesshëm në arkat filmike botërore, dhe vjen pas filmit të parë të lansuar në vitin 1999. Kurse në vitin 2003 u publikuan edhe dy vazhdimet tjera, “The Matrix Reloaded” dhe “The Matrix Revolutions”.

Projekti i ardhshëm vjen me regji të Lana Wachowskit, e cila i ka realizuar edhe filmat e kaluar, bashkë me motrën e saj Lilly.

Jada Pinkett Smith, Lambert Wilson dhe Daniel Bernhardt, që të gjithë i përsërisin rolet e tyre në filmin e ri, derisa kastës së aktorëve i janë bashkuar edhe yjet: Yahya Abdul-Mateen II, Jessica Henwick, Jonathan Groff, Priyanka Chopra Jonas, Christina Ricci dhe Telma Hopkins.

“The Matrix Resurrections” do të lansohet nëpër kinematë e Amerikës dhe në platformën digjitale HBO Max, më 22 dhjetor të këtij viti.