Kim Kardashian dhe Kanye West janë parë së bashku për herë të parë që nga ndarja e tyre këtë pranverë.
Kim 40-vjeçare dhe Kanye 44-vjeçar janë fotografuar teksa po shkonin së bashku për drekë në Malibu, të enjten.
Ish-çifti i famshëm janë parë duke e parkuar veturën në të cilën ishin së bashku afër hotelit ku do të drekonin, që njihet edhe si një prej hoteleve më të frekuentuar nga familja Kardashian-Jenner.
Kim dhe Kanye ishin vetëm, pa katër fëmijët e tyre dhe kjo ka ngritur dyshimet se mes tyre mund të jenë rikthyer ndjenjat për të qenë sërish bashkë.
Kim kishte bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj reper, në shkurt të këtij viti. Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të ndarjes së tyre, pasi asnjëri prej bashkëshortëve nuk kanë folur publikisht rreth ndarjes, ndonëse mediat kanë spekuluar se lidhja e tyre mund të jetë prishur shkaku i problemeve mendore të reperit.