Showbiz

“In the name of love” e Bebe Rexhës dëgjohet 1 miliard herë në Spotify

Ylli shqiptar ka arritur të marrë 1 miliard dëgjime në platformën suedeze për muzikë “Spotify”.

Bebe Rexha ka arritur dëgjueshmëri me këngën “In the name of love”, të cilën e kishte realizuar në bashkëpunim me Martin Garrix.

Ka qenë vetë këngëtarja që e ka ndarë këtë lajm me admiruesit e saj, në Facebook.

Ajo ka falënderuar mbështetësit e saj, duke shkruar se e dinte që kjo këngë ishte speciale.