Meek Mill, 21 Savage, Lil Baby dhe Lil Durk, po bëhen bashkë për ta krijuar një platformë muzikore.
Bashkëpunimi mes reperëve të famshëm u bë i ditur nga Meek Mill, përmes një postimi në Twitter gjatë fundjavës që e lamë pas.
“Unë, Lil Baby dhe Durkio po provojmë ta angazhojmë dikë nga Silicon Valley, për ta krijuar platformën tonë muzikore ku do të jemi pronarë të shumicës së aksioneve. Ne do të paguajmë për këto shërbime!! Na duhen vetëm punëtorët më të lartë nga qendra më e madhe botërore për teknologji dhe inovacion”.
Me lil baby Durkio tryna get somebody in Silicon Valley to build us our own music platform we can be majority owner in! We will pay!! We need top Silicon Valley steppers please!
— Meek Mill (@MeekMill) December 26, 2020
Tutje ai e postoi një tjetër mesazh në Twitter, përmes së cilit e bëri të ditur përfshirjen e reperit tjetër me famë botërore, 21 Savage, në këtë projekt puna rreth së cilit pritet të fillojë në vitin 2021.
Sipas Meek Millit, vizioni i tyre është që ta krijojnë një platformë muzikore e cila synon ta dhurojë një përqindje të parave të arkëtuara, për personat nga të cilët ata fitojnë të holla, si dhe kanë për qëllim ta shtojnë pasurinë e personave të komunitetit afrikano-amerikanë.
“Me gjithë respektin për platformën Spotify, ku ne fitojmë miliona dollarë dhe është një prej platformave më të mëdha ku shitet muzika ime! Kemi nevojë edhe për ndihmën e tyre, për ta realizuar projektin tonë… Por ne do ta ndërtojmë një platformë e cila do ta shtojë pasurinë e artistëve afrikano-amerikan, dhe në asnjë mënyrë nuk do të dështojmë në misionin tonë, sepse kemi përkrahje të jashtëzakonshme”, ka shtuar tutje reperi.
Respectfully to Spotify too we get millions with them one of my biggest platforms I sell on! We need their help too... but we gone build something where we can maximize black wealth and we not gone fail by any means “we got a real backing behind us” let’s get it
— Meek Mill (@MeekMill) December 26, 2020
Sidoqoftë, Meek Mill ka treguar se ky projekt nuk synon të jetë njësoj me platformat tjera muzikore, si Spotify, Tidal dhe Apple Music.