Aktori 47-vjeçar i cili e ka portretizuar superheroin e famshëm në filmat, “Batman v Superman: Dawn of Justice” dhe “Justice League”, ka ndarë lëvdata për yllin e lindur në Londër i cili është në përgatitje e sipër për ta zëvendësuar Affleckun, në rolin e personazhit ikonik të librave komik.
“Mendoj se Roberti është aktorë i mrekullueshëm, dhe do ta bëjë një punë të mirë në këtë rol,” citohet të ketë thënë Affleck.
Aktori kishte hequr dorë nga ky personazh, pasi e kishte pranuar se e ka humbur pasionin për portretizimin e këtij roli. Andaj, ylli i njohur hollywoodian mendon që, Pattinson është kandidat i përkryer për ta sjellë Batmanin në ekran të madh.
“Filmi e meriton të realizohet nga dikush që mezi pret ta portretizojë këtë superhero, dhe atëkohë unë nuk isha ai person, prandaj vendosa të heq dorë nga ky rol,” ka deklaruar tutje aktori.
Ndërkohë, para pak kohësh Ben Affleck e kishte pranuar se ka hequr dorë nga filmi, “The Batman”, pasi një mik i tij i afërt e kishte paralajmëruar se përfshirja në këtë projekt me buxhet të lartë, do t’ia kthente shprehinë e abuzimit me alkool, transmeton Koha.net. Aktori i shpërblyer me Oscar, fillimisht kishte pranuar ta shkruaj skenarin, ta bëjë regjinë si dhe të luaj në këtë film, por kishte hequr dorë nga projekti në janar të vitit 2019, duke e dorëzuar kostumin e superheroit të dashur nga publiku.
Affleck, gjithashtu e ka pranuar se dikur kishte konsumuar alkool në masa normale, para se gjërat të dilnin nga kontrolli dhe abuzimi me alkoolin, t’ia shkatërronte martesën 13-vjeçare me aktoren, Jennifer Garner.