Robert Pattinson dëshiron ta shfrytëzoi fuqinë e tij prej ylli të Hollywoodit, për t’i ndihmuar krijuesit e pavarur të filmave, ti sjellin projektet e tyre në ekran të madh.
Pas rolit të suksesshëm në filmat rekord-thyes në arkat filmike, “Twilight”, aktori britanik vendosi ta marrë një kthesë të papritur në karrierën e tij, duke pranuar role në filma me buxhet të ulët dhe duke u bërë pjesë e projekteve eksperimentale dhe më sfiduese, të cilat me siguri nuk do të pranonin financim të mjaftueshëm për t’u realizuar, në rast se ai nuk do të ishte i përfshirë në to, transmeton Koha.net.
Duke folur për BBC-n, Pattinson e pranoi se po anon më shumë kah personazhet dhe rolet që janë pak më “perverse dhe të çmendura”, dhe se dëshiron që ta shfrytëzojë emrin e tij për t’i ndihmuar filmat e pavarur që të qëndrojnë nëpër kinema.
“Unë përfundimisht po provoj t’i sjellë filmat e pavarur nëpër kinema, në mënyrë që dikush të ketë mundësi t’i shoh ata. Mendoj që nëse secili regjisor do të mbytej plotësisht nga industria gjigante dhe projektet komerciale në kinematografi, atëherë kjo do të ishte një gjë e tmerrshme,” citohet të ketë thënë aktori.
Pattinson, i cili së fundmi ka luajtur në filmat: “Good Time”, “High Life” dhe “The Lighthouse”, po ashtu tregoi se po i zgjedh rolet në filma më sfidues, të cilët do t’i pëlqente t’i shikojë edhe vet.
Aktori i cili i ka filluar xhirimet e filmit të ri “The Batman” ku do ta portretizojë superheroin e njohur, po ashtu tregoi se është i vetëdijshëm që karriera e tij mund të përfundojë në çdo moment, andaj nuk do të dëshironte që filmi i tij i fundit të ishte një projekt të cilin e ka përzgjedhur vetëm për të arritur suksese në arkat filmike.
“Unë gjithmonë mendoj që cilindo film që je duke e realizuar, ka mundësi që ai të jetë filmi yt i fundit, kështu që nuk dua që karriera ime të përfundojë me një film kalimtarë,” ka deklaruar aktori Pattinson.
Ndërkohë, derisa në 2019-tën Bella Hadid ishte zgjedhur femra më e bukur në botë nga “Daily Mail”, këtë vit Pattinson është emëruar “mashkulli më i bukur”. Në bazë të një raporti të kësaj gazete, u zbulua se Robert Pattinson është 92.15% afër raportit të artë të bukurisë. Pas tij u renditën Henry Cavill me 91.64%, Bradley Cooper me 91.08%, Brad Pitt me 90.51% dhe George Clooney me 89.91%.