Aplikacioni mobil Disney+ me 22 milionë downloadime rekorde që nga lansimi

Aplikacioni mobil Disney+ me 22 milionë downloadime rekorde që nga lansimi

13 December 2019 15:04

Disney+ i Walt Disney Co është downloaduar 22 milionë herë në pajisjet mobile që prej fillimit të shërbimit të streamingut në nëntor, sipas një raporti nga kompanie hulumtuese “Apptopia”.

Disney më herët kishte thënë se shërbimi i ri kishte pasur "kërkesa të jashtëzakonshme të konsumatorëve" në ditën e lansimit, duke arritur në 10 milionë regjistrime.

Kompania tani i shërben rreth 41.5 milionë shikues në Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë abonentët për bizneset e tjera, Hulu dhe ESPN+, krahasuar me rreth 61 milionë për liderin e industrisë, Netflix Inc.

Apptopia thotë se konkurrentët e Disney+, përfshirë Netflix dhe Prime Video të Amazon.com Inc, mbeten kryesisht të pandikuar për sa i përket performancës së tyre gjatë së njëjtës periudhë, shkruan KOHA Ditore.

Derisa përdoruesit në Shtetet e Bashkuara i kaluan rreth 200 milionë orë në aplikacionin Disney+ gjatë katër javëve të para të lansimit, përdoruesit e Netflixit i kanë shpenzuar rreth 1 miliard orë në të njëjtën periudhë, sipas Apptopia.

Disney+, që aktualisht është live në SHBA, Kanada, Zelandën e Re, Australi dhe Holandë, i kishte mesatarisht 9.5 milionë përdorues të përditshëm aktivë gjatë javës së kaluar, sipas Apptopia.

Përndryshe, Disney+ kryesoi si fjala më e kërkuar e Google këtë vit në Shtetet e Bashkuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme