Showbiz

Rita Ora bën thirrje për më shumë kujdes nga sulmet kibernetike

Këngëtarja e famshme me origjinë nga Kosova, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediet ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e fushatës së ‘Rimmel London’, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave individuale në internet.

Së bashku me modelen e njohur Cara Delevingne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, ato kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet.

Rita dhe Cara, mbështesnin njëra-tjetrën për këtë kauzë.