Rajon

Veliaj mbetet në burg

Erion Veliaj

Gjykatën e Lartë në Shqipëri ka shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Megjithatë nga gjykata është vendosur të mos pranohet kjo kërkesë e paraqitur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, raportoi "TCH".

Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë, ndërsa Presidenti i hapi rrugë zgjedhjeve të reja më 9 nëntor, edhe pse ai ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij.

Më 23 shtator është votuar shkarkimi i tij si kryetar bashkie. 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë. Ai ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate të PS-së.