KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Други спортови

Косово се соочува со тешки натпревари, Остлунд ја прифаќа улогата на аутсајдер

Кошенд

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i fillon javën e ardhshme kualifikimet e rregullta për Kampionatin Evropian të vitit 2028. Kosova bënë pjesë në Grupin 4, ku janë edhe Hungaria, Ishujt Faroe dhe Mali i Zi.

Selektori i Kosovës, Jesper Ostlund, të mërkurën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e para, ndaj Ishujve Faroe dhe ndaj Hungarisë. Ai ka pranuar se Kosova është autsajdere në këto ndeshje. Për më tepër, suedezi Ostlund nuk mund të llogarisë në përbërjen më të mirë. Mungojnë lojtarë të rëndësishëm.

Ndeshja me Ishujt Faroe zhvillohet më 4 nëntor nga ora 20:00 në Torshavn. Ndërkohë më 8 nëntor nga ora 17:15 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kosova luan ndaj Hungarisë. 

“I fillojmë kualifikimet për Kampionat Evropian duke u përballur me dy kundërshtarë vërtetë të fortë si Ishujt Faroe dhe Hungaria. Jemi autsajderë të mëdhenj në të dy ndeshjet, por natyrisht shpresojmë të paraqitemi mirë, ndërsa do të bëjmë çdo gjë për të befasuar këto Kombëtare”, ka thënë Oslund për FHK-në.

Kapiteni Valon Dedaj dhe organizatori tjetër i lojës, Leonard Gegaj, mungojnë në këtë grumbullim. Gegaj është i lënduar. Endrit Abdullahi është kthyer pas një kohe të gjatë. Ai bënë karrierë në Suedi.

“Për fat të keq na mungojnë dy organizatorët e lojës, Leonard Gegaj dhe Valon Dedaj, që e bënë këtë grumbullim goxha sfidues. Në anën tjetër e mirëpresim fundorin Endrit Abdullahi, që po luan shumë mirë aktualisht në ekipin e tij në Suedi”, ka theksuar trajneri suedez.

Të hënën përfaqësuesja udhëton për në Torshavn. Pas ndeshjes me Ishujt Faroe ekipi do të vendoset në Ferizaj, ku edhe luhet ndeshja me favoriten e grupit, Hungarinë. FHK-ja ka vendosur për palestrën “Bill Clinton” me shpresë se numri i shikuesve do të jetë i madh. Në Prishtinë ka kohë që Kosovës i mungon përkrahja e duhur. Palestra në Ferizaj është mbushur shumë herë në vitet e fundit për ndeshjet e forta të Kastriotit. E njëjta frymë Ostlund shpreson që të jetë edhe për ndeshjen e Kosovës.

“Do të jetë entuziazmuese për të parë se çka mund të arrijmë së bashku. Po ashtu shpresoj për atmosferë magjike në ndeshjen tonë në shtëpi në Ferizaj. Kam qenë në atë arenë për të parë top-ndeshjet e ligës kosovare më parë dhe vërtetë shpresoj se do të jetë atmosferë e njëjtë për ndeshjen ndaj Hungarisë”, ka thënë selektori i Kosovës.

Dy të parët në grup kualifikohen në Evropian. Gjasat për kualifikim ekzistojnë edhe prej vendit të tretë. Por grupi i Kosovës vlerësohet shumë sfidues, ndërsa gjenerata e suksesshme nuk është më në kulmin e saj.