Aktori dhe komediani britanik Sacha Baron Cohen beson se presidenti amerikan Donald Trump ka disa cilësi që e bëjnë tërheqës për publikun, pavarësisht kritikave ndaj tij.
Ylli i njohur për personazhin Ali G, i cili e pati intervistuar Trumpin në vitin 2003 për emisionin “Da Ali G Show”, ka thënë se shumë njerëz e kanë nënvlerësuar presidentin amerikan.
Donald Trump në “Da Ali G Show”
“Si ka arritur ai ta sigurojë një mandat të dytë? Njerëzit e nënvlerësuan. Ishim shumë të shpejtë për ta cilësuar si budalla. Por ai ka disa elemente gjenialiteti. Përndryshe, nuk do ta kuptonim pse është kaq tërheqës për publikun dhe pse po e transformon vendin. Nuk po them nëse për mirë apo për keq“, u shpreh Cohen në podcastin “Happy Sad Confused”, ka shkruar ЖенаПрва.
ВИДЕО:
Aktori ka kujtuar gjithashtu reagimin e Trumpit pas intervistës së vitit 2003. Sipas tij, presidenti ishte i impresionuar nga regjisori James Bobin, por humori i ndryshoi menjëherë kur kuptoi se do të intervistohej nga personazhi Ali G.
Baron Cohen ka thënë se më vonë kishte mësuar nga një grua që ndodhej në veturë me Trumpin se ai ishte tërbuar pas intervistës. Trumpi e kritikoi publikisht aktorin në disa raste, ndërsa Baron Cohen përdori pamjet e këtyre reagimeve për të promovuar një tjetër emision të tij.
Komediani, i cili është rikthyer me filmin e ri “Ali G: Who Iz I?”, ka thënë më parë se Trumpi është “argëtues“ dhe se mënyra e tij e të folurit ofron shumë material për humor.
Ndërkohë, Baron Cohen ka shpjeguar se vendosi ta rikthente personazhin Ali G pikërisht sepse ai është i vjetruar dhe problematik. Sipas tij, bota e sotme është në shumë aspekte më e keqe se ajo që personazhi la pas 20 vjet më parë.
“Paragjykimet që personazhet e mi synojnë të nxjerrin në pah jo vetëm që kanë mbijetuar, por janë përhapur edhe më shumë. Ato ushqehen nga makina më e madhe e propagandës në histori, rrjetet sociale, dhe tashmë edhe nga pasardhësi i tyre monstruoz, inteligjenca artificiale“, ka thënë aktori për revistën Time.
Baron Cohen ka shtuar se qëndrimet raciste dhe paragjykuese, të cilat dikur shfaqeshin më shumë në mënyrë të fshehtë, sot janë bërë pjesë e zakonshme e shoqërisë.