KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Џака со порака до навивачите на Сандерленд

Гранит Џака

Granit Xhaka u ka dërguar mesazh tifozëve të Sunderlandit pas barazimit pa gola ndaj Leeds Unitedit.

Mesfushori Xhaka, i cili mban shiritin e kapitenit te Sunderlandi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar disa fotografi nga ndeshja dhe ka shprehur besimin se skuadra po lëvizë në drejtimin e duhur.

“Luftuam, jemi në rrugën e duhur. Vazhdojmë përpara”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.

Sunderlandi nuk arriti të shënonte gol në përballjen ndaj Leedsit, pavarësisht rasteve të krijuara.

Portieri i Leedsit, James Trafford, bëri disa pritje të rëndësishme, duke ua mohuar golin Brian Brobbeyt dhe Nilson Angulos. 

Sunderlandi është në krizë të rezultateve. Ka gjashtë ndeshje radhazi pa fitore. 

Sunderlandi fitoren e parë dhe të vetme për këtë edicion e shënoi më 30 gusht ndaj Fulhamit. 

Sunderlandi ka edhe dy barazime dhe pesë humbje. E zë vendin e fundit në Premier League me pesë pikë.