KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Синди Крофорд скршена од тага по смртта на нејзиниот 27-годишен син

Kaia Gerber, Presley Gerber, Cindy Crawford dhe Rande Gerber

Kaia Gerber, Presley Gerber, Cindy Crawford dhe Rande Gerber

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 19 октомври 2026 14:18 часот

  • Споделете на:

Supermodelja Cindy Crawford ka shprehur dhimbjen e thellë për vdekjen e djalit të saj, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare. Përmes një postimi në Instagram, ajo dhe familja e saj i kanë kushtuar atij një mesazh prekës lamtumire, ka shkruar БиБиСи.

“Jemi të shkatërruar nga dhimbja. Ai ishte një shpirt i ëmbël dhe i bukur, që deshi dhe u desh nga të tjerët, dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, ka shkrua Crawford. Ajo ka shtuar se familja ishte krenare për mënyrën se si ai e përballonte jetën, me mirësi dhe ndjeshmëri.

“Jemi të bekuar që e patëm Presleyn në jetën tonë për 27 vjet”, shkroi ajo, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Presley, i cili kishte ndjekur gjurmët e nënës dhe motrës së tij më të vogël, Kaia Gerber, në botën e modelimit, kishte debutuar në pasarelë në moshën vetëm 16-vjeçare.

Shkaku i vdekjes është ende nën hetim.

Sipas policisë, rasti po hetohet si një mbidozë e dyshuar e substancave narkotike. Zyra e Mjekësisë Ligjore në Los Angeles ka bërë të ditur se hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa policia nuk ka gjetur shenja që të tregojnë për përfshirje të një personi tjetër.

Edhe motra e tij, Kaia, ka publikuar një mesazh prekës, ku ndau fotografi dhe video nga fëmijëria e tyre, si dhe një letër të gjatë drejtuar të vëllait.

Në letër, ajo kujtoi se kishte pasur frikë të shponte veshët dhe se Presley kishte vendosur ta bënte këtë i pari, për ta ndihmuar të kapërcente frikën.

“Po mësoj si të të dua kur nuk mund të të shoh. Si të të tregoj diçka pa marrë telefonin për të të telefonuar. Si të jem motra jote në një botë ku nuk mund të të arrij më”, shkroi Kaia.

Vitet e fundit, Presley kishte folur hapur për vështirësitë e tij me shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës. Ai publikonte shpesh video në Instagram për atë që e quante “Të hënat e shëndetit mendor”, duke ndarë përvojat e tij me ndjekësit.

Babai i tij, Rande Gerber, është një biznesmen i njohur dhe bashkëthemelues i brendit së tekilës “Casamigos”, së bashku me aktorin George Clooney.

Familja i dha lamtumirën Presleyt me fjalët: “Deri sa të takohemi përsëri, djali ynë i shtrenjtë. Të duam përgjithmonë”.