KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Каја Гербер зборува за проблемите со исхраната и притисокот да изгледа добро

Каиа Гербер

Каиа Гербер

Фото: Асошиетед прес

Modelja dhe aktorja Kaia Gerber ka folur hapur për problemet e saj me ushqyerjen, presionin për të qenë shumë e dobët dhe krahasimet e vazhdueshme me nënën e saj, supermodelen Cindy Crawford.

24-vjeçarja ka treguar se komentet negative për trupin e saj kanë qenë shumë të vështira, duke pranuar se ka kaluar periudha me “ushqyerje të çrregullt”.

“Kam pasur probleme me ushqyerjen në jetën time. Njerëzit thonë: ‘Dukesh tmerrësisht’. Dhe kjo sigurisht nuk të bën të mendosh: ‘Shumë mirë, tani po e kaloj këtë problem mendor’. Negativiteti nuk i ka shpëtuar kurrë jetën askujt”, ka thënë ajo në një intervistë për Мода.

Gerber ka thënë se industria e modës dhe Hollywoodi po kalojnë sërish një periudhë ku trupi shumë i dobët duket se po idealizohet.

“Jemi qartësisht në një nga ato periudha kur njerëzit janë shumë, shumë të dobët. Duke qenë se kam qenë e dobët gjatë gjithë jetës, gjithmonë jam krahasuar me mamanë time: ‘Çka nuk shkon me Kaian?’” ka thënë Gerber.

исто така Каја Гербер: Повеќето жени носат шминка за себе, а не за другите SHOWBIZ Каја Гербер: Повеќето жени носат шминка за себе, а не за другите

Krahasimet me nënën e saj, Crawford, kanë ndikuar gjithashtu në mënyrën se si ajo e ka parë trupin e saj.

“Jam shumë xheloze për trupin e mamasë. Do të doja të kisha lindur me gjoks dhe vithe. Njerëzit kanë komentuar gjithmonë për trupin tim dhe kjo është e vështirë, sepse jo gjithmonë jam gati të flas vetë për trupin tim”, ka thënë ajo.

Gerber ka folur edhe për jetën e saj personale dhe vëmendjen e madhe që ka marrë për lidhjet romantike. Ajo ka thënë se etiketimet që i janë vendosur si një grua e re kanë qenë të padrejta dhe shpesh seksiste.

“Kam përshtypjen se jam etiketuar në mënyra që janë mjaft mizogjiniste: si dikush që ndërron vazhdimisht partnerë, si e pamoralshme apo lakmitare”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se dëshiron të ruajë identitetin e saj pavarësisht nëse është në një lidhje, me miqtë apo në punë.

“Do të doja të ndihesha gjithmonë vetvetja. Dhe në këtë marrëdhënie kam kënaqësinë që mund ta bëj këtë”, ka thënë modelja.

Tash, Gerber po fokusohet gjithnjë e më shumë tek aktrimi, por e kaluara e saj si modele ka krijuar situata të vështira.

исто така Каја Гербер: Често се критикувам себеси кога се гледам на екран SHOWBIZ Каја Гербер: Често се критикувам себеси кога се гледам на екран

Duke kujtuar një shfaqje teatrale të vitit të kaluar, ajo tregoi se luante një personazh që përballej çdo natë me mendime vetëvrasëse, ndërsa jashtë skenës përballej me njerëz që mbanin fotografi të saj të zhveshur nga adoleshenca dhe i kërkonin autografe.

“Është sikur dua të jap gjithçka nga vetja për njerëzit në skenë, dhe pastaj përplasem me këtë realitet tjetër”, ka thënë ajo.